>
BIOSHQIP
Biografia
Grupi 2die4 eshte krijuar ne 25 gusht 1999 nga 3 djem fierake: Bledar Papathemiu (Bledi Milioneri), Niku Malo dhe Ervini Papuciu.

Në shtator vitin 2001, 2Die4 publikojnë albumin "Jetes Sone". Pas disa regjistrimeve me shume si prova ne vitin 2000, vjen dhe albumi i pare, kenget e te cilit u regjistruan ne muajt e pare te atij viti. Albumi u shoqerua me video klipin perkates "Jetes sone 3". Veçoria e albumit "Jetes sone" ishin tekstet dhe tematikat e ndryshme qe trajtoheshin, beat-et me stilin west coast si edhe interpretimi i kengeve qe mund te thuhet pa frike se 2die4 jane grupi i pare ne Shqiperi qe futen rap-in modern te kohes, sepse deri ne ate kohe perdorej akoma rap i vjeter si ai i viteve 80. Keto gjera bene qe albumi sapo doli pati nje sukses te pa imagjinueshem ne Shqiperi me mijera e mijera kopje te shitura dhe qe ne pak jave beri qe 2die4 te ishin grupi me i shitur ne vend. Mendohet se jane shitur rreth 150.000 kopje te ketij albumi ne gjithe Shqiperine. Mendohet qe ky album te jete edhe nje nga me te shiturit i te gjitha koheve ne Shqiperi. Kenget me te mira nga ky album jane "Jetes sone 3", "Nenes", "Fieri, I jashteligjshem" etj.

Në Maj 2003, 2die4 publikojnë albumin "Thjesht Kuptoje". Pas gati 2 vitesh nga dalja e albumit te pare vjen rradha e albumit te dyte, i cili u shoqerua me 2 video klipe perkatese: "Me pelqen" dhe "Mos me thuaj sh***". Albumi pati super suksesin ashtu si edhe albumi i pare. Me kete album 2die4 treguan edhe njehere veçorine e tyre ne tekste dhe beat-e. Albumi "Thjesht kuptoje" mendoj se eshte me i bukuri dhe me profesionali qe kane bere 2die4. Te gjitha kenget e albumit jane shume te mira por do te veçohen kenge si super hiti "Me pelqen", "Emigracioni", "Per te gjithe 2die4-et", "Mesazh per nje te huaj", "Nuk q*** per asnje sh***" etj.

Në Nëntor 2004 del edhe albumi i trete me titullin "Raundi i 3". Albumi u shoqerua me videoklipin perkates "Djemte e keqinj". Tashme mese te afirmuar 2die4 vazhduan rrugen e suksesit edhe me kete album. Kenget me te mira te ketij albumi jane "Vitet e humbura", "Djemte e keqinj", "Raundi i 3-te", "Ti s'mund te jesh si une" etj.

Në Dhjetor 2005 del edhe nje album solo i Bledi Milionerit me titullin "Afrohu". Albumi u shoqerua me video klipin "Rrrrrr". Edhe ky album ishte i nivelit te larte me shume bashkepunime. Kenget me te mira do veçoheshin: "Edhe bie dalengadale", "Sikur te ishe ketu", "Afrohu", "Si ne kohet e vjetra" etj.

Gjate vitit 2006 e ne vazhdim pati edhe disa kenge solo te Nikut si p.sh "Me ngadale", "Prapa hekurave", "Vendi im i dashur", "Parajsa ime"," Dashurija ime (Ft. Stine)" etj.

Më datë 12 Gusht 2019, Stine, Mr.Elvis, Mulah, 2Die4 & Marius publikojnë videoklipin "Albania Vs Everybody".

Më datë 15 Nëntor 2019, 2Die4 publikojnë videoklipin "F*ck The System", në bashkëpunim me Jenny Jonas & Tony Toy.