>
BIOSHQIP
Biografia
Admir Bonjakaj, që njihet me emrin Addi, prej shumë vitesh jeton me familjen në Arona, në veri të Italisë. Titulli i albumit të tij, që në shqip do ishte “jetë dhe dashuri”, tanimë ka nisur të qarkullojë jo vetëm në revistat dhe gazetat e specializuara të muzikës, por edhe në shtypin e përditshëm. Ai rrëfen se shtysa e parë, për të shkruar dhe mbi të gjitha për të kënduar, i ka ardhur në moshën 13-vjeçare, pasi ka parë filmin e Rapper-it Eminem. Addi krijon pa ndalur muzikë dhe tekste, duke u frymëzuar nga jeta e përditshme, pa harruar origjinën e tij, sakrificat e prindërve, në të cilat sheh ato të të gjithë emigrantëve. Videoklipet e këngëve të tij flasin qartë, ashtu si dhe tekstet. Na tregon se, ndryshe nga ç’ndodh me Rapper-ët e tjerë që flasin mbi muzikë, ai këndon gati përherë duke improvizuar. Me dëshirën jo vetëm për të transmetuar përjetimet e tij e për t’u shprehur, por edhe për të mbërritur sa më drejtpërdrejtë e këndshëm te dëgjuesi.

Më datë 20 Dhjetor 2013, Addi publikon videoklipin "Look At Me".

Më datë 6 Mars 2014, Addi publikon videoklipin "Is Not Correct".

Më datë 7 Mars 2014, Addi publikon videoklipin "You Know Me".

Më datë 12 Mars 2014, Addi publikon videoklipin "Your Life", në bashkëpunim me Cory.