>
BIOSHQIP
Biografia
Adele Laurie Blue Adkins, e njohur si Adele është këngëtare Britanike nga Anglia. Adele filloi të këndojë në vitin 2006 nëpër lokale të ndryshme të Londrës, kariera e saj profesionale filloi në vitin 2008 kur ajo këndoi këngën "Someone like you" (Dikush, si ti) në Brit Awards, Adele la publikun gojëhapur dhe menjëherë pas shfaqjes, ajo nënshkruajti një kontratë me Columbia Records. Tani Adele është një këngëtaret më të famshme Britanike në botë. Kënga e saj "Rolling in the Deep" (Zhytur në thellësi) mbërriti shumën prej 100 milion shikues në Youtube në Gusht, 2011 dhe njihet si një ndër këngët më të votuara në Billboard. Gjithashtu edhe kënga e parë e saj "Someone like You" pozicionohet e para në Billboard Top 100 që prej 4-5 muajsh. Këngët e Adele janë këngë të trishtueshme dashurisë, duke përshkruar jetën e saj në këngë, si jetë të vetmuar dhe pa dashuri. Emri i saj i vërtetë është Adele Laurie Blue Adkins. Për shkak të publikimit të një demo-je të këngëtares në Myspace, asaj iu ofrua mundësia për të nënshkruar një kontratë me shtëpinë diskografike “XL Recordings”. Albumi i saj i parë u publikua në vitin 2008 me titull "19", i cili pati një sukses të madh komercial dhe u çertifikua katër herë platin në Britani, ndërsa në Amerikë u çertifkua platin dy herë. Në vitin 2009, fitoi dy çmime Grammy, si artisja e re më e mirë dhe si vokali pop më i mirë. Në vitin 2011, këngëtarja hodhi në treg albumin e dytë "21", i cili u vlerësua nga kritikët e muzikës dhe tejkaloi suksesin e albumit të saj të parë, duke fituar gjashtë çmime Grammy në vitin 2012. Adele fitoi çmimin e albumit më të mirë të vitit si dhe 5 çmime të tjera duke u bërë artistja me më shumë çmime Grammy të fituara brenda një nate. Gjithashtu, i njëjti album i dhuroi këngëtares një serë çmimesh, përfshi dy Brit Award dhe tre American Music Award. Albumi "21" u çertifikua 16 herë platin në Britani, ndërsa në Amerikë ai qëndroi në majat e klasifikimeve më shumë nga çdo album tjetër, që prej vitit 1985 dhe shiti më shumë se 26 milion kopje. Adele gjithashtu përmendet dhe në librin e rekordeve Guinness për çmimet e shumta që ka fituar. Adele është e vetmja artiste që ka shitur më shumë se 3 milion kopje albumesh brenda një viti në Britani. Ndërsa në Amerikë, këngët "Rolling in the Deep", “Someone Like You” dhe “Set Fire to the Rain’’ u ngjitën në majat e klasifikimeve. Adele është e vetmja artiste femër, e cila pushtoi, në të njejtën kohë, tre vendet e para të Billboard Hot 100. Në vitin 2011 dhe 2012, u cilësua nga revista Billboard si “Artisja e vitit”. Në vitin 2012, Adele gjithashtu u cilësua nga revista “Time” si një nga njerëzit më me influencë në botë. Në vitin 2013, fitoi një Academy Award dhe një Golden Globe Award për “Skyfall”, në kategorine “kënga më e mirë origjinale”.