>
BIOSHQIP

Ja Me Kë është Në Lidhje Adelina

01-09-2015
Këngëtarja simpatike, Adelina Emini, sapo ka lansuar videoklipin e këngës “Afër meje”, suksesin e së cilës po e gëzon tani.

Në një bisedë për Indeksonline, ajo flet për punën e saj, si dhe planët për të ardhmen.

“Kjo verë për mua ka qenë mjaft e lodhshme meqenëse kam qenë e angazhuar shumë rreth punëve lidhur me përfundmin dhe lansimin e këngës dhe videoklipit tim të fundit “Afër meje”. Njëkohësisht është dashur të punojë dhe jam duke punuar punimet në temën e Doktoratës pranë UP-së, duke kryer njëkohësisht të gjitha punët dhe obligimet që rrjedhin në vendin e punës në Sektorin e Marketingut të RTK-së ku dhe jam e punësuar”, ka thënë ajo për Indeksonline.

Adelina, derisa tregon se është beqare, tregon se si duhet të jetë një mashkull ideal.

“Statusi im momental është në lidhje të ngushtë me librin dhe punën përndryshe beqare. Mashkulli ideal sipas meje duhet të jetë i zgjuar në radhë të parë, i arsimuar dhe të ketë mirëkuptim për punën dhe angazhimet që mund t’i ketë apo i ka cdo femër e punësuar, veqmas kur ka angazhime shtesë si në rastin tim për shembull ku përpos angazhimeve që kam në punë, kam edhe angazhime shtesë rreth projekteve muzikore dhe studimeve të Doktoratës”, theksoi Emini.
Ajo ka folur edhe për planet e saj për të ardhmen e afërt.

“Mendoj që diku nga fundi i shtatorit të fillojë me një projekt të ri muzikor i cili po shpresojë që të jetë i gatshëm për festat e fundvitit”, shtoi ajo.
(Indeksonline)

Ja Me Kë është Në Lidhje Adelina