TEKSTESHQIP

Adelina Ismaili
Zemrën Nuk Ta Fal
Lyrics

"Most important part of dance is music"

Ndezi dritat kjo natë,
muzika filloi,
si të të ftoj, më thuaj,
bashkë ne të vallëzojmë?

Pse i ndrojtur qëndron
dhe fsheh sytë e tu?
Ti nuk guxon i pari,
ndaj afrohem unë.

(refren)
Jo, jo, mos mendo,
se unë e jotja jam,
vërtet më thonë çapkëne,
zemrën nuk e fal.
----------- (x 2)

Më pëlqen të vallëzoj,
e kam shpirtin porsi zjarr,
ti me jep një buzëqeshje,
sa për mijëra fjalë.

Ja, ti ngrihesh në çast,
pranë vetes më afron,
dhe e ndiej frymëmarrjen tënde
ti më nuk nguron.

(refreni)

Shuhen dritat ngadalë,
muzika po mbaron,
por ti kërkon prej meje,
bashkë ne të qëndrojmë.

Para meje ndalojnë,
si fshehtaz sytë e ty,
ti guxon i pari,
por largohem unë.

(refreni)