Ëndrrat Janë Mushka Të Hazdisura
Ëndrrat janë mushka të hazdisura
Që të qëllojnë me shqelm, janë dhe të bukura
Mbrëmjes ato dalin në kullotë, kur yjet
Shndrin lart në qiell e hëna shënon e plot.
Aty rrotull hënës kullosin, larg nuk shkojnë dot
Këmbët e para penguar i kanë,
Ja pse i shohim sikur vrapojnë-vrapojnë
E kurrë s'mbrijnë dot.
Na lodhin gjumit të thellë
Na çojnë deri përposh,
Rrugëve që kurrë sdo ti shëtisim
U biem kryq e tërthor.
Ëndrrat janë mushka të hazdisura
Pa fe, pa kalorës, të pa hypura janë,
Në shtrat me shpirtin lozin veç me përqafime
Kokrra nga pema magjike, sdo të bien as këtë natë.
Që të qëllojnë me shqelm, janë dhe të bukura
Mbrëmjes ato dalin në kullotë, kur yjet
Shndrin lart në qiell e hëna shënon e plot.
Aty rrotull hënës kullosin, larg nuk shkojnë dot
Këmbët e para penguar i kanë,
Ja pse i shohim sikur vrapojnë-vrapojnë
E kurrë s'mbrijnë dot.
Na lodhin gjumit të thellë
Na çojnë deri përposh,
Rrugëve që kurrë sdo ti shëtisim
U biem kryq e tërthor.
Ëndrrat janë mushka të hazdisura
Pa fe, pa kalorës, të pa hypura janë,
Në shtrat me shpirtin lozin veç me përqafime
Kokrra nga pema magjike, sdo të bien as këtë natë.
Më shumë nga Adrian Llanaj
- Njeriu Që Su Bë Dot Dallendyshe
- Cmira Është Gjenetike
- Pse Njerëzit Gënjejnë
- Koha Njerëzore
- Mahnitje Njerëzore
- Ëmbëlsi Jetësore
- Konjaku Është Historian
- Mos I Vrapo Jetës
- Erdhi Pranvera
- Shkojnë Jetët
- Mali Dhe Njerëzit
- Do Shkojë Në Kozmos
- Gruaja E Bukur
- Drita E Art E Pasdites
- Estetika Dhe Shpirti Bashkë Në Tavolinë
- Po Vidhet Kungulli
Komente 0