>
LETERSISHQIP

Dashuri Në Biçikletë

Ra në dashuri një grua
me një burrë me biçikletë,
në fillim nuk i pëlqeu
u bënë udhëtimet sebep.

Shkonin hypur në takime
ngjeshur rrinte pa siklet,
njërën dorë ja shkoj atij
tjetrën vij në biçikletë.

Vinin rrotull gjithë qytetit
e kish shoferin të mirë,
Ai, ku nuk do ta çonte
mjafton ti merr një shikim.

Dhe udhëtuan bashkë në jetë
nuk lanë më vënde pa shkuar,
kushdo që i shih në rrugë
thoshin - Janë të Dashuruar.