>
LETERSISHQIP

Maskarenjtë E Vendit Tim

Pse,
Pse njeriut të ndershëm
I lexohen mendimet dhe maskarait jo..
A ke parë, a ke lexuar diku apo marrë një përgjigje..?
Po për maskarenjtë që tentojnë kundrejt rrjedhës,
Dhe që, ju qesh fati ne vela.. Ke degjuar
Po për atë, për këtë, e tjera e tjera ke degjuar..
- Mblidhe mëndjen... o qenie e anës së mirë
Ata do të jenë aty..
Pjesa ndryshe në jetët tona, përgjithmonë
Deri sa te ketë njerëz
Deri sa hëna të rri pa mbjellë
Deri sa koha e denjë, një brez të ri të vjellë
Ç'ngelet athere? Ah po, Poezia
Ti gjuajmë me llastiqe?!
Poezia, thjesht ndërton mbikalime
Pa e tharë dot këtë kanal,
Këtë kënetë me ujëra të ndenjura.
Dhe malaria rikthehet çdo sezon, siç vijnë dallendyshet.