TEKSTESHQIP

Adriana Ceko & Muharrem Herri
Lulet E Dasmës
Lyrics

Një ditë të thoshja: A e mban mend?, E mban mend?
Lulet që çelin kanë emrin tënd, emrin tënd,
Dhe unë të flisja plot dritë në sy
Lule çeli jeta për ne të dy.

Ja k'të të dielë e pritëm shumë, e pritëm shumë,
Një tufë me lule të solla unë, të solla unë.
Për lumturinë flet kjo buqetë
Dhe për rrugët që bashkë do çajmë në jetë.

Do vijnë ditë të tjera,
Por në mes nesh e diela
E re do mbetet përgjithmonë në jetën tonë.

Me dashuri për tokën,
Me dashuri për jetën,
Kjo koha jonë ne do përgjithmonë.


Manushaqja

Muzika Tonin Tërshana
Kënduar në një nga anketat muzikore të vitit 1981.

Me mall e brengë Naimi të këndoi:
"Manushaqe, pse s'ngre kryet përpjetë?"
Dhimbjen e thellë që nga zemra pikoi,
Pen' e artë erdhi përmbi fletë.

Shkuan vitet ti çele petalet
Të bukura si ëndrat për liri,
Bisqet e tua u ngjitën lart në male,
Bisqet lëshuan filiza të rinj.

Rrënjët e tua gjaku ynë jan'
Shum' shtrëngata frynë dhe nuk të shkulën dot,
Moj manushaqe ngarkuar me petale
Ti je lulja e bukur dhe me plot aromë.