TEKSTESHQIP

Adriana Ceka & Kozma Dushi
Dasem Ne Diten E Lirise
Lyrics

Nuses ballin zbukuron
ylli i kuq i partizanit
zbritëm tok ne bashkë me lirinë
dritën e saj në sy e mbanim.

Më dhe një tufë lule
ku shkëlqente rreze mali
lidhur kryet pas pushkës,
lidhur idealit

plot me lirinë fashuam
ne zemrat tona
rrënjat aty i ka kjo dashuria jonë

si dhe shokët tanë sot,
atë ditë të bardhë kujtojmë
si ne dhe dasmën tonë
gjithë brezat do t’i festojmë

rrudhat ballin na mbulojnë
po në zemra kemi zjarr
ecim rrugës dritëplotë
ecin brezat krahpërkrah

dhe gëzojnë zemrat plot nipër edhe mbesa

plot me lirinë fashuam
ne zemrat tona
rrënjat aty i ka kjo dashuria jonë

si dhe shokët tanë sot,
atë ditë të bardhë kujtojmë
si ne dhe dasmën tonë
gjithë brezat do t’i festojmë

DËRGOI: