>
LETERSISHQIP

Lexoe Letrën Time

Lexoe letrën time ti njeri
dhe kupto se unë jam njëra
nga ato të plagosurat e kohës
porse e ngaherëshmja pa petk të ri.

Lexoe storjen time kureshtarë
porse më premto mos të qashë
për jetën time të kaluar
në Kosovë me varfëri porse me dashuri.

Ishim ne të premtuarit
me vullnet mësonim
dhe dinim të bënim gara
se kush do delte para.

Megjithatë për mua
një dashuri kishte vlerë:
e mira shoqëri
e njëjta në të vështirën shoqëri.

Sot po të takohemi
sërish dua të u përshendeti
dhe u them të këqijat duhet harruar
se koha plagët e të këqijat i ka shëruar.

Ne me dashuri fëmijërore
si dikurë të pakorruptuar
duhet të duhemi pa inatë
edhepse koha ndryshe na pat mësuar.

Shkonim në shkollat tona
edhepse doja të isha një pjesë e juaja
e qmuar, jo e harruar
koha na ndau dhe na shau.

Porse unë them isha dikurë
me ambicje sikur ju,
edhepse ndoshta më e varfër
u kam dashur dhe u kam qmu.

Dëshiroj të u takoj
dhe të u them dikurë
thoja jam as në literaturë,
pra do e vërtetoj
të fala u dërgoj.