>
LETERSISHQIP

Shtepi E Gjysherve Te Mi

Nje shtepi e vogel,
e bukur si nje nuse,
e stolisur me nje lum anash.

Kur n'mengjes hapja syte,
ne dritare me buzeqeshnin trendafilat
e n'obor nga kjoshite,binin pertoke manat.

Kujtoj kapexhikun
qe prej s'largu,e gelltitja me sy
me dy a tre hapa,doja t'jem aty.

Domate t'kuqe si molla,speca e tranguj,
i adhuroja gjer ne nate,
i ujitnim nga lumi,me kova me uje.

Xinxarrat ne korrik
naten na e ndicojshin
i venim ne balle, benim drite si elektrik.

Lale te kuqe,bardha,e te verdha
dukeshin rend,mu sikur ushtar
e gjyshja si komandant,teksa i rrinte perball.

Gjumin se beja dot,
pa cokollat nen jastek
nga gjyshi im i dashur,qe e doja pa fund.

E bukur,si ne peralle,
shtepi e gjysherve te mi,
sa shpesh i kujtoj,sa me shume mall.

DËRGOI: