>
LETERSISHQIP

Paske Qene Si Marihuan

Hena ma nuk me ben pershtypje,
te buzeqeshur e shihja nga buzeqeshja ime,
koha eshte kacavjerr neper labirinthe,
qysh se u ndam, jeta ime eshte krejt ndryshe.

Si gjak te kam pasur neper venat e mia,
tash anemi ndjej edhe neper buze,
gjithqka u shua siq shuhet zilia
e dashuronjesit, dashuria qe nuk shterr kurre.

Marihuan m'u bere me shije te idhet,
pa ty nuk e perballoj as edhe nje minut,
ku ike, me ke ike, kush te beri me mire te ndihesh
momentet i perqafove, te kaluaren e shkele pa mund.

Se nata me torturon me shume se ti,
u binjakezuat ju dyja, e nga une dole,
jam i vetem, i vetem nen nje qati,
dhe ne pullaze t'mija zogjet ma nuk bejne fole.

Zgjohem nga gjumi me enderr te fjetur,
mos me zgjoni ju lutem se si marihuana me mbyti,
mi preu krahet nga tradhtija si ktheter,
perqafimet e mia malli ne qiell i ngriti.

DËRGOI: