>
LETERSISHQIP

Te Dua Kosov

Të dua Kosovë, për kullat dhe malet
Dashunia e jote, nuk blihet por falet

Ti lirinë e mbajte, si prushin në votër
si buka dhe kripa, kur shtrohet në sofër !

Të dua Kosovë, po si mos të dua ?!
sa shumë lotë u derdhën, përmbi varre tua.

Ti je shumë e bukur moj Kosova nanë
Trimat që dhanë jetën, thellë në gji i mbanë

Ti kët’ ditë e prite, tash e qindra vjet
Ty me gjak t’u rritën dhe fëmijt në djep

Ditën e Pamvarsisë, shekujve e nise
Shqipen e Flamurit ndër zemra qëndise

Flakën e lirisë, unë tek ti e ndeza
Të bekoi Rugova, dhe vet’ Nanë Tereza

Ti Kosovë legjendash, e Adem Jasharit
Trimash luftëtarë me palcë shqipëtarit!

Zahir Pajaziti ngrihu ti nga varri
Ku je Sali Ceku, Agim Ramadani ?!

Çohu Hamz Jashari se na erdhi dita !
Sot feston Kosova, feston Republika.

Ej Fahnmi Lladroci e ti motra Xhevë
Çohuni! Kosova sot asht plot me diellë.

Ti je shumë e bukur moj Kosova nanë
Trimat që dhanë jetën, thellë në gji i mbanë

DËRGOI: