>
BIOSHQIP

Albani Tregon Live Se Do Të Bëhet Baba

12-05-2015
Mbrëmë Alban Skënderaj ka treguar që juria e X Factor Albania që disa javë ka pasur një antar të pestë.

Me këto fjalë Skënderaj tregoi që shumë shpejt do të bëhet baba dhe se e fejuara e tij këngëtarja Cani është në pritje të fëmijës së parë.

Mes shumë urimeve, në facebook ka shkruar edhe babai i Albanit.

“Lajm i mrekullueshëm. Gjysh për herë të pestë. Falemnderit Alban dhe Miriam për këtë gëzim të papritur dhe të papërshkruar” – ishin fjalët e babait të Skënderaj.
(Indeksonline)