>
LETERSISHQIP

Flamuri

Simbol kombëtarë
përplot histori
Islam e Krishterim bashkon
i shenjti
i bekuari
...flamur

E Kuqja:

Gjaku që u sakrifikua
..u derdh mbi tokë
Guxim që u dëshmua:
Luftuam me dy kokë
..Lavdija që u fitua
Zjarri i pashuar
..i atdhedashurisë

E zeza:

Vuajtja që lufta e nxiu
Dhimbja që i kapërdiu
Lotët e padrejtësisë
Terri mbuloj
..ditët,shekujt,vitet
Zija e sakrificës
...për dëshmorë

Gjaku u derdh ne tokë
Luftuam me dy kokë

Dykrenare gojë flakë
Sypatrembur
..qëndron përplot krenari
Në tokë të kuqe shqiponja mbanë zi
Shqiponja e zezë mbi gjakun e bijve të tije

-Albert Bikaj,2014

DËRGOI:
Më shumë nga Albert Bikaj