>
LETERSISHQIP

Baladë Për Indrit Carën

Heroin kavajas qe dha jeten ne malet e Pashtrikut per lirine e Kosoves
USHTAR INDRITI

Ne Pashtrik shqiponja ndalet
Heshtin fushat, renkojne malet
Heshti qyqja mbi nje gure
Vajtoi toka per nje burre.

E la Londren dhe shtriu flatrat
Me vrull lirie i nxehu gjakrat
Lamtumire i tha europes
Per ti dhene liri Kosoves.

Se i’a kishte borxhe atdheut
Amanetin e Skenderbeut
Biri Kavajes, ushtar Indriti
Jehoi pushka, si top kerciti.

Plumboi kobshem ne vesh t’Serbise
U drodh toka prej trimerise
Ne pllake te mermerit germat ndriti
Keshtjelle lirie, hero Indriti.

U hap lajmi, gjemoi europen
Amanet u la Kosoven
Se ish burre dhe doli ne balle
Edhe vdekur ishte i gjalle.

Indrit Cara mbylli syte
U be me vdekjen vet i dyte
Mes heronjve ngrihet madheshtore
Ne bronx I derdhur, nje permendore

O Indrit, o fat I hidhet
Per ty dora kurre s'do me dridhet
Lapsi im anembane kesaj bote
Do pushoje te pushka jote!
Poezi e shkruar para shumë vitesh