>
LETERSISHQIP

Dy Buzë

Dy buzë që më ndjellin
Si anije tërbuar
Në lumenj që rrjedhin
Afsh I pashuar.

Dy buzë që më përpijnë
Në thellësi oqeanesh
Fryhen, çahen, mërdhijnë
Si tërbim tiranësh.

Dy buzë që më thërrasin
Nën emrin dashuri
Lehtë e butë perflasin
Dy buzë për poezi.
Shkëputur nga vëllimi poetik GJYSMA IME NGELI PENG