>
LETERSISHQIP

Shën Dritëronte

Ike Dritëro,ike.
Ju ngjite malit të Perëndive
Dhe u Shenjtërove
Dhe u Dritërove.

Ku ndahet e mira dhe e keqja
Kur rinis dhe fiket jeta...
U përjetësove
U Dritërove.

Në gjyqin e shpirtit vetëm qeshte
Lexonte vargje pastaj heshtte
Me të u përballove
Me të u Dritërove.

E ç'dënim të marrë poeti!?
E ç'dënim ti japë Shën Pjetri?
Me të këndonte
dhe Dritëronte.

Kush ishte njëri,e cili tjetri?
Kush ish Shën Pjetri e kush poeti?
Ai vargëzonte.
Shën Dritëronte.