>
BIOSHQIP

Aleksander Gjoka Bëhet Gjysh Për Herë Të Parë

06-07-2013
Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka është bërë gjysh për herë të parë. Këto ditë djali i tij 25-vjeçar, Rei, që jeton në Itali, është bërë baba i një vajze gjatë bashkëjetesës me të dashurën italiane. Sandri e ka marrë këtë lajm me telefon, pasi ai jeton larg familjes që prej vitit 1998, kur bashkëshortja e tij Merita së bashku me Rein që është diplomuar për Informatikë dhe vajzën e tyre 17-vjeçare Xhoel vendosën të jetojnë në Itali. Kantautori jeton i vetëm në Tiranë, dhe komenteve të ndryshme për ndarje nga bashkëshortja e tij ai u dha fund në vitin 2009, ku u shfaq çift në një festë private mes artistësh pas 10 vitesh që jetonin larg njëri-tjetrit. Sandri dhe Merita u fotografuan duke shkëmbyer puthje në publik, për të dëshmuar se pavarësisht largësisë, marrëdhënia e tyre vazhdonte normalisht. Dhe tashmë në gati 14 vite martesë në distancë, Sandri ka provuar për herë të parë emocionin e qenit gjysh i një mbese. Këngëtari vazhdon jetën e tij si artist në Tiranë, ndërkohë vendimi që pjesa tjetër e familjes të nisnin një jetë të re në Itali u mor nga të gjithë, me qëllim arsimimin e dy fëmijëve jashtë vendit. Në lidhje me pyetjen që i kanë bërë gazetarët nëse ndonjë prej fëmijëve trashëgon talentin e tij, ai ka pohuar se djali Rei ka vesh muzike, por nuk preferoi të merrej me muzikë dhe vendosi të studionte për Informatikë. Ndërkohë që vetë Sandër Gjoka ka qenë mjaft i angazhuar në muzikë këto vite, duke mos hequr dorë as nga garat në festivale.
(Panorama)

Aleksander Gjoka Bëhet Gjysh Për Herë Të Parë