>
LETERSISHQIP

Hëna

Hëna...

E pash hënën
të zhvishej një natë
dhe...,
si një sirenë
u lëshua mbi det.

Nëpër shkëmbinj
iu gris fustani i zjarrtë,
nëpër thellësi,
fytyra iu tret...