>
LETERSISHQIP

Ndoshta Nje Dit

Mërzia më vrau për fjalët që më the
Unë buzë detit vrapova e braktisur
Gëzohu therrita tani pranë s`më ke
Një tjetër jetë më shkruan ti ke nisur
Unë mbeta ajo mikja jote e vjetër
Tatuazhi pikturuar në tënden zemër
Thjesht u larguam e s'ishte asgjë tjetër
Një dashuri anonime mbetur pa emër
Në një të ardhme ndoshta shihemi
Sa kemi ndryshuar vallë as vete s'e di
Nga puthjet dhënë njeri tjetrit do njihemi
Dhe nga ajo e quajtura dikur dashuri