>
BIOSHQIP

Anxhelo Koçi: Së Shpejti Edhe Me Një Label Të Ri

05-08-2015
Anxhelo Koçi është një nga artistët e ri më premtues në rrymën hip hop & rnb. Ai ka realizuar disa këngë deri tanië dhe ka qenë pjesmarrës së disa festivale, ku në të shumtën e tyre është shpërblyer edhe me çmime. Anxhelo tash e një kohë punon në studion e reperit të njohur nga Tirana, Big Basta. Në një intervistë ekskluzive për teksteshqip.com Anxhelo na rrëfen më shumë nga jeta e tij private & profesionale.

TeksteShqip: Anxhelo na tregoni pak se me cilat projekte po merreni momentalisht?

Anxhelo: Për momentin kam gati 3 projekte për të lançuar, ku njëra ndër to do të jetë një bashkpunim shumë interesant dhe jam shum i sigurt që fansat e mi do ta presin shumë mirë.

TeksteShqip: Dimë se bëni vazhdimisht muzikë me Big Bastën, a jeni duke realizuar ndonjë këngë të re në studion e tij?

Anxhelo: Ka qenë një kënaqësi shumë e madhe për mua të bashkpunoja me reperin e mirënjohur Big Basta i cili gjatë gjithë këtyre viteve më ka mbështetur dhe më ka dhënë kurajo që unë të bëj përpara. Por aktualisht tani jam duke punuar në një tjetër shtëpi diskografike me një nga producentët më të veçantë dhe të talentuar
dhe jua siguroj që emrin e ti do ta spikasni shumë shpejt.



TeksteShqip: Është sezona e verës. A jeni i angazhuar me koncerte?

Anxhelo: Këtë verë nuk kam qenë shum i angazhuar përsa i përket koncerteve sepse siç ju thash jam duke punuar shumë fort për projektet që do të sjell në ditët në vijim dhe përveç këtyre sëbashku me producentin tim, stafin e kompanisë më të re të videoklipeve "Rec Videos" dhe koreografin e mirënjohur gjithashtu mikun tim më të mirë Tan Brama jemi në formim e sipër të një labeli që uroj të ketë sukses!

TeksteShqip: Keni marë pjesë disa herë në Top fest. Vitin e kaluar u shpërblyet me çmimin "Best Rnb/Hip Hop". Na flisni pak për eksperiencat në këtë festival?

Anxhelo: Të marrësh pjesë nëpër festivale të tilla siç është Top Fest është sigurisht një eksperiencë e veçantë duke njohur artistët më me emër dhe të famshëm që dikur i shikoja në tv dhe sot performoj në të njëjtën skenë me ta dhe mbi të gjitha
të vlerësohesh dhe me një çmim. Një tjetër eksperiencë e veçantë është dhe publiku ku për një moment të gjithë syt e tyre jan tek ti dhe ajo skenë të kthehet në një stadium nga emocionet e forta që të shoqërojnë gjatë momentit kur ti performon live. Nuk do të lë pa kujtuar dhe momentin e kalimit në red carpet ku gjithmonë ka qenë pjesë e dëshirave të mia që një ditë të ecja në atë tapet dhe jam shumë i lumtur që këtë gjë arrita ta përjetoja.



TeksteShqip: Anxhelo, ju jetoni në Tiranë, merreni me ndonjë gjë tjetër përveq muzikës?

Anxhelo: Përveçse merrem me muzikë për momentin vazhdoj studimet për degën manaxhim biznes dhe jam në vitin e fundit por jam i sigurt që e ardhmja ime do të jetë muzika pasi e shikoj vetën time plotësisht brenda saj.

TeksteShqip: Na fol diçka nga jeta jote private?

Anxhelo: Unë pëlqej dhe shijoj çdo moment të jetës time si nga ana profesionale dhe ajo private
jam tip sportiv dhe gjithashtu më pëlqen shumë të udhëtoj.

TeksteShqip: Po pushimet këtë verë i ke mbaruar apo ende jo?

Anxhelo: Pushimet verore akoma nuk i kam filluar por fundi i gushtit besoj se do më gjej në ndonjë ishull të Greqisë.



TeksteShqip: Albumet muzikore janë një hap i madh për artistët e rinj. Mendoni të realizoni në të ardhmen?

Anxhelo: Sigurisht që do të realizoj dhe një album, albumet gjithashtu të ndihmojnë të promovosh vetën shumë nga ana artistike, të kesh një album për një këngëtar është njësoj sikur të kesh një pasaportë ku me të cilën ti nesër mund të prezantosh vetën tënde më së miri.

TeksteShqip: Nga mbiemri "Koçi" dimë që keni pak lidhje me motrat Eni & Greta. Sa jeni të afërt dhe a presim një bashkpunim nga ju?

Anxhelo: Në fillimet e karrierës time kam qenë paksa në siklet rreth kësaj pyetje pasi të gjithë më pyesnin a i keni gjë motrat Koçi? Por në të vërtetë Eni dhe Greta jan 2 mikesha shumë të mira të miat të cilat i vlerësoj dhe i respektoj shumë. Përsa i përket bashkpunimit e kam menduar dhe atë,
do të ishte kënaqësi për mua të kisha një bashkpunim të tillë.

TeksteShqip: Anxhelo, faleminderit që ishe me ne në këtë intervistë. Për fund dëshiron të shtosh diçka...

Anxhelo: Do ti uroja të gjithë fansave të mi dhe të gjithë shqiptarëve pushime sa më të mbara këtë verë të nxehtë!
(B.A/Teksteshqip.Com)

Anxhelo Koçi: Së Shpejti Edhe Me Një Label Të Ri