>
BIOSHQIP

Arta E Përqëndruar Para Lansimit Të Projekteve Të Reja

26-02-2015
Ka kohë që ka premtuar që do të dal me album të ri e që para tij do t’i lansojë disa këngë të reja. Por, para lansimit, këngëtarja Arta Bajrami dëshiron që të jetë në rregull.

Kështu, ajo po i dëgjon këngët e saj para se ato të hidhen në treg. Madje për të nuk ka rëndësi se ku i dëgjon ato, qoftë edhe nëse është në studio, veturë apo kudo tjetër.

Këtë gjë e ka konfirmuar vet ajo përmes një foto në Instagram ku shihet se është duke udhëtuar së bashku me vëllain e saj Don Arbas e që është personi i cili merret më së shumti me realizimin e këngëve të saj.
(Indeksonline)

Arta E Përqëndruar Para Lansimit Të Projekteve Të Reja