TEKSTESHQIP

Arta Zeqiraj
Keni Per Te Pare
Lyrics

Ju kam thënë
Unë do ta ndryshoj botën
Hipur mbi biçikletën time
Të kaltër
Që ecën me energjinë
E muskujve të mi.
Ju kam thënë,
Por babai ka qeshur
Edhe mamaja,
Më tepër im shoq,
Vajza tallet me minifundin tim,
Ndërsa miqtë e mi
Ngrenë dolli
Për marrëzitë e mia.
Sa për rrezikun
Atë e kam veshur
Drejt e në trup
Si një jelek antiplumb.

DËRGOI: