TEKSTESHQIP

BB Poqi
Kendo Me Ne
Lyrics
(Feat. Ritmi I Rrugës)

Qeshu sonte dhe problemet harro
Mos vono se kënga e jone filloi
Le të jetë kjo një natë e gjatë
Shumë e gjatë

Merri shoqet, shokët harro çdo brengë
për të gjith ka vend në këtë aheng
Sonte veq për vete mendo
me ne këndo

Tik-tak, tik-tak akrepat e orës nuk ndalojnë
Shume vështirë obligimet e ditës shkojnë
Dhe vjen mbrëmja e pritur me padurim
Dua që sonte t’i bëjë qejf dhe shpirtit tim

BB Poqi dhe Ritmi i rrugës me ju
Sonte çdo gje do të lëvizë këtu
Pra mos vono dhe përcille ritmin tonë
Sepse kënga nuk ndalet deri natën vonë

Eja me ne dhe me ne këndo
Në këtë rrëmujë hapi sytë shiko
Dhe ndoshta e sheh ate qe s’e ke pritur
Dhe ndoshta e mëson atë që s’e ke ditur

Se përsoni që nuk të len në ëndërr rehat
Është aty përball teje e ke krejt ngat
Dhe e sheh se te ti i ka sytë ngulur
Pra qohu në aksion ha-ha mos rri ulur

Sonte kënga jonë po fillon
Dhe nuk ndalet deri natën vonë
Këndojnë të gjith këtu dhe atje
Pra eja edhe ti këndo me ne

Sonte ritmi i jonë ju mban nën kontrollë
S’dua muhabete për punë e për shkollë
Veq kjo gjë sonte ka rëndësi
E di edhe ti

Këndoni, vallëzoni, gëzoni, duart lart i çoni
Këtë ju mirë e dini pra urdhëroni
Sepse nesër vazhdon prap monotonia
E deri në herën tjetër ujk të bëhet shtëpia

Pra le ta bëjmë këtë natë sa më të gjatë
Në dash për qejf, në dash për inat
Muzika sonte kufi nuk ka
Vazhdon deri neser pa nda - yeah

Mendjen leje të lirë
Dhe do t’ndjehesh mirë
Kurr pa ndërpre
Ti vallëzo dhe këndo me ne
Këndo me ne

DËRGOI: