>
BIOSHQIP

B2n Publikon Këngën E Re Për Kombëtaren Para Sfidës Me Serbinë

30-09-2015
Artisti i ri shqiptar, B2N, ka lansuar një këngë të re të dedikuar për kombëtaren shqiptare në futboll.

I njohur për hitet “Nuse”, B2N ka vendosur të sjellë një këngë në të cilën përshkruan rrugën e kuqezinjve drejt kualifikimit për Euro 2016.

Ai u këndon lojtarëve duke filluar nga portieri Etrit Berisha e deri te qendërsulmuesi Sokol Cikalleshi.

Kënga e lansuar sot vjen para takimit të rëndësishëm të Shqipërisë me Serbinë, që do të zhvillohet në 8 tetor
(-)

B2n Publikon Këngën E Re Për Kombëtaren Para Sfidës Me Serbinë