TEKSTESHQIP

Bashkim Alibali
Shalli I Kaltër I Rinisë
Lyrics

Një ditë më the në Ksamil
Pranë një ulliri të ri
A do të shihemi vallë përsëri

Dhe ike larg me makinë
T'a mori era shaminë
E ra ajo fluturim në gjoksin tim

Ç'u pa shamia si det i tërë
Nga dora fluturoj rivierën e mbuloi
Dhe anembanë tej në horizont
Kënga e rinisë jehoj

Rivier e kaltër në det
Si vala bregun na ndjek
Na jep në jug e veri, kaltërsi

Dhe një ditë plot me dritë
Takohemi në Mirditë
Shallin një fllad ma rrëmben
Edhe ty të gjen

Nga malet, por edhe nga det i gjer
Ne morëm kaltërsinë, dhe lidhëm miqësinë
Simboli ynë i dashurisë
Shalli i kaltër i rinisë

Nga kjo bjeshkës nga kjo rivierë
Anembanë Shqipërisë
Sot shpaloset si ylber
Shalli i kaltër të rinisë