SHARE:
  Dërgo Një Tekst
  Dërgo Një Poezi
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Bebe Rexha

Vendlindja: New York  
Jeton dhe vepron në  
Mosha: 27 Vjeç
Ditëlindja: 30 Gusht 1989
Shenja e Horoskopit: Virgjeresha

Këndon kryesisht: Pop

Rryma të tjera: Dance

Bebe Rexha është një këngëtare shumë e njohur. Bebe Rexha është një artiste që premton shumë për të ardhmen në skenën e muzikës amerikane, e cila dëshiron të përhapë një opinion pozitiv mbi jetën e të rinjve dhe të grave. Bebe filloi të këndonte kur ishte vetem 4 vjeç. Ajo jeton në New York, por është me prejardhje nga Dibra e Madhe.

Ka pak që është publikuar klipi i saj i ri "Comeback Kids" si soliste dhe eshte në përgatitje video për këngën "Take Me Home" me Cash Cash (momentalisht në vend të parë të Dance Charts në Amerikë).

Kujtojmë që Bebe ka qënë vokalistja e grupit mjaft të njohur "Black Cards".
Bebe po shquhet edhe si kompozitore dhe ka shkruar këngë për artistë të njohur si Selena Gomez, por tani sjell një tjetër surprizë. Kompozimi i saj "The Monster" është përfshirë në albumin e ri të Eminem - MMLP2, i cili do e sjellë këtë këngë në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Rihanna.

Pra skenës së muzikës ndërkombëtare i shtohet një tjetër yll shqiptar, e cila kohët e fundit po korr sukses të madh si në Amerike e tani me suksesin e saj po pushton Evropën. Bebe Rexha komplimentohet nga kritika për zërin e saj me shumë stil, por edhe për aftësinë për të realizuar hite për artistët e tjerë.

» Dërgo Korrigjime »


Zgjidhni me sa yje do votoni
 Mesatarja:  4.9 / Votuan:  78

  • Bebe Rexha ka këto rrjete sociale:


Më shumë artikuj nga Bebe Rexha »




teksteshqip.com © 2007 - 2017