>
BIOSHQIP

Historinë Personale E Kthen Në Këngë, Ja Projekti Që I Ndez Bekim Bajrajt

24-12-2016
Ka nisur të këndoj që kur ka qenë fare i vogël, bile as që e mban në mend qysh se kur. Dashuria për muzikën ka lindur me të dhe ata vazhdojnë të bashkëjetojnë së bashku prej shumë vitesh.

Kënga e tij e parë mban titullin "Hallall ti bëjë lotët", që e identifikoj Bekim Bajrajn në skenën muzikore. Zëri i bukur e melodioz, bëri që këngët dhe coverat e Bekim Bajraj të dëgjohen, shprendahen dhe klikohen nga njerëzit.

"Kënga ''Nuk e di çka të bëj'' do të thotë shumë për mua dhe ka rëndësi të madhe. Kjo këngë më prek në zemër, sepse është shumë personale. Kënga është e bazuar në një ngjarje të vërtetë që ka ndodhur në familjen tonë, prandaj edhe tekstin e kam shkruar vet. Në videoklipin e këngës marrin pjesë edhe katër djemtë e mi", thotë këngëtari.

Këngëtari i njohur sapo ka lansuar edhe një këngë me videoklip, që është personale dhe tejet e çmuar për të. Bëhet fjalë për baladen e sapo edituar me tittull ''Nuk e di çka të bëj''. Muzikën e kësaj këngë e ka punuar Armend Mustafa, ndërkaq tekstin vetë Bekim Bajraj, ndërkaq videoklipi është produkt i Rasim Gashit - Studio Cimi.
(Blerand Rexhepi - Teksteshqip.Com)