>
LETERSISHQIP

Lamtumirë Përgjithmonë

Lamtumirë ngadalë të thash,
E në sy më rrodhën lot,
I vetmuar në mes të rrugës mbeta,
Thash mbi mua u shemb bota.

Si i ngrirë mbeta,
Me sy vetëm të shikoja,
Ti largohesh ngadalë në errësirë
Unë nuk munda të ndaloja.

Lamtumirë, lamtumirë, o jeta ime,
Lamtumirë për sa të jemi gjallë
Lamtumirë të them me gojë,
Gjithmonë në zemër do të të mbajë.

Ne të dy këtu u ndamë,
Dhembje e lot ne përjetuam,
I lutem Zotit në botën tjetër,
Ne të jemi të bashkuar.
9. X .2014