>
LETERSISHQIP

Kujtimet

Së bashku me ty jetojnë
I mbijetojnë kohës
Nuk i tret asgjë
Të mbajnë peng çdo herë
Të përcjellin në çdo hap
Janë jo materiale
Janë shpirtërore
Nuk mund të u ikësh, sado të hidhura të jenë
Kanë emër të shkurtër, por domethënie të gjatë.
Koha i bën të vjetra, por vjetërsi nuk kanë.
Koha i bën histori, por gjithmonë ngjallin emocionin e parë.
Kanë emër të thjesht, por tregim të ndërlikuar.
Janë thjesht kujtime për ata që i dëgjojnë,
Por janë një jetë e tërë, për ata që i tregojnë.
Për dikë janë vetëm tregim, për dikë janë vetë jeta.
26. VIII .2013