>
LETERSISHQIP

Mbulohu

Asgjë në këtë botë nuk është e jotja
Të gjitha i ke hua nga Krijuesi yt
Trupin e ke nga balta, prapë aty do ta kthesh
Bukuria është e përkohshme
Sot ndoshta të gjithë i mahnitë me bukurinë tënde rinore
Por dikur as vetvetwn nuk do ta pëlqesh
E lëre më t’u pëlqesh të tjerëve
Bukurinë e ke amanet
Mbroje, konservoje dhe falja atij që je e dashuruar
Mbulohu me mbulesë, ashtu siç je urdhëruar
Çdo gjë me vlerë ka mbulesën e vet
Mos ia zgjat dorën askujt.
Mbretëreshat nuk duhet të flasin me secilin
Duhet të flasin vetëm me mbretin e tyre
Zbukuro veten me mbulesën tënde
Bindju Allahut me tërë qenien tënde
Asnjë urdhër nuk është në dëmin tënd
Mbulohu dhe ngrite veten tënde, aty ku e ke vendin.
Në fronin që vetëm ty të takon.
10. XII .2013