>
LETERSISHQIP

Duart Me Gjak

Politika reklamon paqe,
Xhepa mbushur plote fishek,
Ne brez e mban armen,
Ne duar e mban bombën,
Depot plote plumba e arsenal.
Politika kërkon drejtësi,
Luftërat asnjëherë nuk ndalen,
Agresioni nuk dënohet,
Gjenocidi nuk gjykohet,
Masakra gjithandej botes,
Fëmijët nga bombat kimike vdesin.
Bombat atomike gati,
Rrugët e qyteteve lahen me gjak,
Nëse ende jemi gjalle,
Ne boten e armatosur,
Sigurisht jemi me fat.
Ne televizor me këmisha te bardha,
Duart e përgjakura deri ne bërryla,
Mbajnë ligjërata duke buzëqeshur,
Planet për luftën tjetër, asnjëherë nuk i ndalin.
Hartojnë plane e aksione,
Cili popull e ka radhën,
Cili shtet është ne shënjestër,
Për t’ia vjedh naftën e arin.
Çdo dite, te gjithëve na gënjejnë,
Te pushtuar po na mbajnë,
Nëse sot te flasin ëmbël, e te buzëqeshin,
Votën tende e synojnë.
Bota lëngon nga luftërat,
Politika rrinë rehat,
Interesat e te fortit,
Te dobëtin e bëjnë cak.
Politika reklamon paqe,
E dhunën nuk e ndalon,
Te japin një te drejt,
Njëmijë tjera t’i ndalon.
Ua japin votën me vete dëshirë,
Vete nënshtrimin e nënshkruajmë,
Vota jone i fuqizon,
Te ardhmen për t’na shkatërruar.
Politika me shume fytyra,
Dalëngadalë po na skllavëron,
Nëse kemi lind te lire,
Pse politika po na sundon?
Ta pasurit e sundojnë bote,
Te varfrit punojnë për ta,
Djerse, mund e gjak derdhin,
Punëtorët pa asnjë mbrojtje,
Vdesin ne vendin e punës,
Asgjë te mire nuk fitojnë,
Vetëm një kurorë me lule,
Me dhe pasi ta mbulojnë.
Bota sot nuk ka drejtësi,
Paqja i mungon shume,
13. VI .2014