>
LETERSISHQIP

Dikur

Dikur mbaja një fotografi, fshehtas.
Dikur shtrëngoja një dorë me emocion, lehtas.
Dikur shikoja një fytyrë, që e ëndrroja.
Dikur i buzëqeshja ëmbël, të mos e lëndoja.
Dikur dikë me zemër e doja.
Dikur pëshpërisja një emër ngadalë,
Si bashkimi i shkronjave, që formon një fjalë.
Dikur ndieja mungesë, për dikë që isha i tepërt.
Asnjë fjalë e saj nuk u shndërrua në vepër.
Sa e padrejtë u tregua me mua
Edhe rrahjet e zemrës së saj,
Paskan qenë të rrejshme, a thua!?

20. XI .2015