>
LETERSISHQIP

Më Falë Që Doja Të Ta Fali Lumturinë.

Dikur ëndrronim në një nënkres, sot vetëm i kujtojmë ato kohë.
Dhemb fakti, që nuk mund t'i kthesh çastet që të bënin të lumtur.
Fjalët më të bukura i thotë heshtja.
Më falë që doja të ta fali lumturinë.
Shpesh herë mënyra e vetme për të thënë diçka, është heshtja.
Dikur jetonin të dy së bashku, ende jetojnë të dy, por të ndarë.
Si është ndier dikush që e ke lënduar, e kupton kur dikush të lëndon ty.
Vetëm pasi të kaploj pikëllimi dhe kujtimet të të ndjekin, do ta kuptosh se kë ke humbur.
Dikush që iku sot dhe e mbylli derën, kur të kthehet hapja dhe përplasja për fytyre,
Si mësim për mirësjellje.
Fjalët janë të kota, aty ku dhembja ka mbështjellë çdo gjë.
Nëse kthen kokën për të shikuar të kaluarën,
Nuk do t'i shohësh pengesat që të dalin drejt të ardhmës.
Me disa persona ke pak gjëra për t'i kujtuar, e shumë të tjera për t'i harruar.
Mos kërko vend në një zemër, e cila nuk të pranoj brenda,
Atëherë kur ti nuk kishe strehë.
Mos e dëno me vuajtjen e mungesës tënde dikë,
Për të cilin/cilën ti vuajte për mungesën e tij/saj.
Gjurmët e kujtimeve mbesin, si shenjat e plagëve pas ndonjë përplasjeje.
Nëse ende të rrahë zemra kur përmendet emri i dikujt që dikur e dashuroje,
Ti ende nuk e ke harruar, ende jeton mbrenda teje.
Me mire nje e vertete qe te tregon nje fund, se nje genjeshter qe te mbane peng pafund.

27. XII .2015