>
LETERSISHQIP

Liria

Liria është vet jeta.
Liria është rezultat përpjekjesh i gjeneratave të tëra.
Ne shqiptarët ia dimë vlerën më së miri lirisë.
Shqiptarët ishim pothuajse gjithmonë të robëruar.
Robëria është e kundërta e lirisë.
Jetuam shumë kohë nën robëri.
Çdo herë ishim të pushtuar, vetëm se ndërrohej uniforma dhe gjuha e pushtuesve. Ndoshta nuk ka popull tjetër që ka paguar lirinë më shtrenjt se populli shqiptar. Ndonëse tek popujt e tjerë liria ka domethënie tjetër, tek ne ka domethënie: gjaku, sakrifice, vuajtje, vdekjeje, dhembje e trishtimi.
Themelet e lirisë së popullit tonë, janë të ndertuara nga mishi i freskët i djemëve dhe vajzave të zgjedhur/a.
Çdo themel kërkon hekur dhe beton, e themelet e lirisë sonë, hekur kanë eshtrat e të rinjëve tanë e beton kanë mishin e tyre.
Lulet për tu rritur duhet ujitur me ujë, e liria duhet ujitur me gjak.
Liria është fryt i luftës çlirimtare. Varret dhe epitafet janë simbole lirie. Janë pararojet e lirisë.
Heronjët janë vija e parë e frontit, për ne të gjallët.
Shtatoret dhe përmendoret janë historia e shkruar në çelik dhe bronz.
Pllakat e përkujtimit janë historia e shkruar në gurë.
Këngët janë balada trimërie, jo vaje për vdekjen e tyre.
Vaji i burrit është kënga në tela qiftelie. 
Liria është amaneti i heronjëve.
Besa e martirëve.
Jemi ndoshta vendi i vetëm në botë, që në themel të lirisë kemi gjak fëmijësh e gjymtyrë pleqësh.
Lirinë e kemi amanet nga gjenerata të tëra. Falënderimet i takojnë Zotit për lirinë.
Më mirë të jetosh një ditë në liri dhe pa frikë, se të jetosh tërë jetën në robëri dhe poshtërim.
8.IX.2016