>
LETERSISHQIP

Mos Më Modelo

Gabohesh, nëse më modelon si qenie perfekte.
Mos më duaj, për atë që dëshiron të jem.
Më duaj për atë që jam.
Mos formëso një mendim perfekt për mua,
Sepse do të zgjenjehesh shumë, kur një ditë do të fyej,
Do të të them diçka brutale, e do të sillem vrazhdë dhe pahijshëm me ty.
Më koncepto dhe prano si diçka normal, pa asnjë vyrtyt special.
Edhe unë jam njeri...edhe unë bëj gabime.
Mos më modelo si princ të përrallave.
As si kalorës mesjetar.
Mos më mendo si engjull.
Mos më mendo si të pagabueshëm.
Më prano të tillë:
Të gëzuar e të mërzitur,
Të butë e të vrazhdë,
Të lumtur e të vuajtur.
Mos më mitizo si hero antik.
Mos më modelo si diçka që dëshiron ta kesh, por më prano si diçka që jam.

25. III .2017