>
LETERSISHQIP

Kam Frikë Të Vdes Këtu

Kam frikë të vdes këtu
Ku qajnë sytë, e jo zemra
Ku çatajtë e djajtë s’rrinë tej e tëhu
Ku për çdo gjë të vënë shumë emra

Kam frikë të vdes këtej
Ku syvdekje ka më shumë se jetë
Ku gërmazët deridhin llavë e s’i vërej
Ku çdo ditë Zoti shahet rëdnë e lehtë

Kam frikë të vdes pranë jush
Që në varrimin tim fjalime do t’mbani
Që zemrën çdo ditë ma bëtë prush
Që teksa m’lini n’varr e ikni, prapë do t’më shani

Kam frikë të vdes…
Jo se i frikësohem pasvdekjes
Por s’jetoj dot këtu, mes mizerjes
Shtirrjes, inatit e urrejtjes