>
BIOSHQIP

Teuta Dhe Blero Me Kë Janë Dashuruar?

25-11-2015
Ish-çifti i njohur, Blero dhe Teuta, patën bërë bujë të madhe me ndarjen e tyre. Nuk shkoi shumë kohë dhe që të dy pranuan se janë në lidhje.

Madje, po të shohim llogaritë e tyre, dhe fotot që ata shpërndajnë na japin përshtypjen se asnjëherë nuk e kanë dashur njëri-tjetrin, shkruan Indeksonline.

Është Blero, ai i cili i pari deklaroi haptas se është në lidhje me bukuroshen, Afrona Dika.
Blero dhe Afrona, duken tejet të dashuruar me njëri-tjetrin. Të dy, nuk ngurojnë të shpërndajnë foto të ndryshme, duke mos përjashtuar edhe ato intime.
Nga ana tjetër, edhe Teuta ka pranuar se është në një lidhje të re, dhe se ndihet mirë pranë njeriut që e ka zgjedhur.

Por, për dallim nga Blero, Teuta dashurinë ndaj partnerit të saj, e tregon vetëm me thënie.
Krasniqi, ende nuk e ka postuar ende as edhe një foto me të dashurin e ri. Megjithatë, urojmë që si Blero ashtu edhe Teuta, të jenë të lumtur me zgjedhjen e tyre.
(Indeksonline)

Teuta Dhe Blero Me Kë Janë Dashuruar?