>
LETERSISHQIP

Muzgu Në Detin E Zi

Po ecja pranë detit,
në atë ditë të qetë,
rruga ishte e gjatë,
muzgu, tashmë kishte rënë lehtë.

Errësira kishte rënduar qiellin,
derisa unë shpejtoja hapat,
m'u duk sikur dëgjova një zë,
dhe sakaq ktheva kokën prapa.

Në dritën e hënës, shndriti lëkura ime,
nuk qe askush prapa meje, ishte veçse një hamendësi jetime.
Zhytem në valët e qeta ashtu i dehur,
duke mos arritur të kuptoj, vallë si vie mëngjesi?

Pëlqej që natën vonë të mendoj në ty, nën tingujt e Claudio Monteverdit...
Ju jeni kaq e mirë. A jeni e imja? A jam i juaji?

Hëna e plotë e ardhme, derisa të vijë,
do të jem i thelluar këtu, në valët e detit të zi.
Kur të vijë ajo kohë, do të të lus për një buzëqeshje;
Vetëm njëherë buzëqeshjen tënde ta shikoj,
mbase këtë, vërtet e meritoj...
Prishtinë, 2016