>
LETERSISHQIP

Vendlindja

E dua vendlindjen,
Ku u linda e u rrita,
E dua vendlindjen,
Ku nuk soset dita.

Nëse ka ndonjë vend,
Më të bukur në botë,
Kjo është vendlindja ime,
Që unë e dua fort.

Do i kujtoj përherë,
Edhe gurët e sokakut,
Vendlindja ime zemërgjerë,
është derë kurdo e hapur.

Nëse ndonjëherë padashur,
Diku larg duhet të shkoj,
Vendlindjen time të bukur,
Kurrë s'do ta harroj.