>
LETERSISHQIP

Gjyshes Sime

Gjyshja ime më e mira në botë,
Urtë dhe ëmbël më ledhaton,
Sa herë që në shkollë nisem të shkoj,
Më përcjell tek dera, kurrë nuk përton.

E dua shumë, se vërtet është e mirë,
Kurrë, të mërzitem ajo s'më le,
Edhe kur jam në situatë të vështirë,
Nga gabimet që bëj, ajo më nxjerr.

Por këshillat e saja me zërin e ngrohtë,
S'më lejnë të gaboj, të shkoj rrugës tjetër,
Edhe përrallat që mi tregon natën vonë,
Janë një mësim, një përvojë e vjetër.

Shpesh ia ledhatoj rrudhat dhe thinjat,
Kur në prehër më merr, me puthje më pushton,
Duart e saja i ndjej sikur t'mijat,
Zemrën e madhe që për mua gufon.

Portretin e saj kur s'do ta harroj,
Edhe kushedi se ku do më degdisë jeta,
Para meje do qëndron ajo, dhe unë do ta vështroj,
Me fjalët e urta dhe këshillat e veta.

Me pasurinë më të madhe gjyshen s'e ndërroj,
Ajo është yll që gjithmonë ndriçon,
Ndaj e dua shumë se shumë gjëra më mësoi,
Rrugën e vërtetë, ajo ma tregoi.