>
BIOSHQIP

Rikthehet Çartani: “Ja Arsyeja Që U Largova Pak Nga Muzika”

18-07-2015
Reperi i njohur Çartani para ca kohe lansoi në treg videoklipin e tij më të ri me titull "1 sekond". Në një intervistë ekskluzive për teksteshqip.com ai na rrëfen disa nga detajet e këtij videoklipi, koncertet si dhe disa prej projekteve që ka për të ardhmen. Ai gjithashtu ka një arsye se pse pauzoi për një kohë të shkurtër. Për më tepër ju ftojmë të lexoni...

TeksteShqip: Çartani keni publikuar para ca kohe videoklipin tuaj më të ri "1 sekond". Na flisni pak më shumë rreth këtij projekti?

Çartani: U bë një periudhë kohe që nuk kisha publikuar diçka të re, dhe ky ishte një rikthim i mirë për mua. Kënga "1 sekond" është punuar me dëshirë edhe kujdes. Besoj se është pritur shumë mirë nga publiku.

TeksteShqip: Përse titullin "1 sekond", mos mbase frymëzuar nga kënga juaj shumë e skusesshme "1 sms"?

Çartani: Unë kam edhe disa këngë të tjera me 1 përpara, siç është kënga "1 si ti", "Veç 1 moment" etj. Por gjithmonë ideja ka qenë spontane.



TeksteShqip: A do të ketë më projekte të reja muzikore për këtë verë? Nëse po, a mund të na i shpalosni disa prej tyre?

Çartani: Po, jam në punim të shumë projekteve që do lansohen ditëve në vazhdim. Për momentin po punoj për një tjetër këngë solo, por do të ketë edhe bashkpunime me artistë të tjerë.

TeksteShqip: Sa jeni i angazhuar me koncerte? Jeni vetëm në Shqipëri, apo edhe jasht vendit?

Çartani: Për momentin jam i fokusuar tek puna por kam pasur edhe angazhime me koncerte brenda dhe jasht Shqipërisë.

TeksteShqip: Çfarë mendimi keni për ferstivalet. Dimë që kënga juaj "Vetëm kujtohu" ft. Xhejsi ka qenë ndër më të klikuarat në Kënga magjike 2013, dhe përsëri nuk shkuat në finale? A do të merrni pjesë sërish në to?

Çartani: Vlerësimi që të gjithë në artistët kemi nevojë është publiku. Ata e japin vlerësimin e duhur edhe mendoj se kënga ime u komentua dhe u dëgjua nga të gjithë. Për mua rëndësi ka që të arrij atë që dua unë, dhe për ndjekësit e mi nuk ka çmim. Po pse jo, mbase do jem pjesëmarrës përsëri..



TeksteShqip: Po album muzikor, keni menduar të lansoni? Albumet hip hop momentalisht janë më të pëlqyerat nga publiku?

Çartani: Para disa kohësh miku edhe kompozitori im Baca EB ka ndërruar jetë edhe kjo është një ndër asyet që jam larguar pak nga muzika. Albumi im ka kohë që ka përfunduar por thjesht kërkoj më të mirën edhe po e rishikoj me detaje. Hip hop është një kulturë për të gjithë rininë shqiptare e kudo në botë, dhe mendoj se për momentin albumet hip hop janë shumë më të pëlqyera se çdo rrymë tjetër muzikore.

TeksteShqip: Sa kohë hargjon Çartani në rrjetet sociale dhe çfarë mendimi keni për to?

Çartani: Telefoni është një ndër gjërat që përdoret më shumë në jetën e përditshme për çdo kënd. Kështu që edhe me rrjetet sociale merrem. Mendoj se është një reklamë e mirë për këdo që merret ne botën e artit edhe është e nevojshme të merresh me të.

TeksteShqip: Diçka nga jeta private..?

Çartani: Elektron i lirë (haha).



TeksteShqip: Me kë bashkpunoni për tekstet dhe çfarë mesazhi tenton të përçosh përmes tyre?

Çartani: Tekstet e mia i shkruaj vetë gjithmonë por edhe me një ndihmë nga pjestarët e grupit. Këngët e mija që janë publikuar deri tani kanë përcjellë mesazhe kundrejt dashurisë, ku shumë njerëz kanë gjetur vetën aty. Por në albumin tim ka shumë tema sociale që kanë të bëjnë me jetën e çdo njërit prej nesh.

TeksteShqip: Cila është kënga jote e preferuar dhe çë mendon se ka pasur më shumë sukses?

Çartani: Unë kam patur sukses që në klipin e parë që kam publikuar. Dhe mund të them se çdo këngë kam arritur të kem sukses. Ndër më të klikuarat janë "1 sms" dhe "Vetëm kujtohu".

TeksteShqip: Çartani, faleminderit shumë që ishe me ne në këtë intervistë. Për fund dëshiron të shtosh diçka. Çfarë porosie do ju lije fansave?

Çartani: Faleminderit ju për intervistën dhe ju përgëzoj për punën tuaj. Dua të falenderoj edhe të gjithë adhuruesit e mi që më ndjekin kudo. Vazhdoni më ndiqni sepse Çartani ka shumë me dhanë.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Rikthehet Çartani: “Ja Arsyeja Që U Largova Pak Nga Muzika”