>
LETERSISHQIP

Dashuri E Ndaluar

I shtrenjti im, zemër, zemër, zemër
Plagët e Krishtit rihap e jona puthje
Por mos bëj zë, mbaj sekret e mos nxirr emër
Ky zjarri ynë mohon Ungjill e lutje.

Te vijnë shumë rrotull, zemër, zemër, zemër
Me sy gjithë zjarr e hire plot të ftojnë
Por ti pëlqen të timen puthje, vetëm
Prekjet e tua në parajsë më cojnë.

Më eja pranë, zemër, zemër, zemër
Mbi gjoksin tim koka të t’ qëndrojë
Nuk do bëj zë, sekretin do t’a ruaj
Per hatrin tënd, Ungjillin do t’mohoj.

DËRGOI: