TEKSTESHQIP

D.M.K.
Mos U Genje
Lyrics
(Feat. Hitjon)

D.M.K
.................................................
Dhe une punoj si gjithe te tjeret vlla cfare kujton se kam
Por edhe parali po te isha une do te isha ky qe jam
I thjesht i dashur me ata njerez qe i dua
Sepse une e bej lekun e nuk me ben leku mua
Mbaj distanc nga te paditurit i dalloj kollaj nga syte
Sepse jeta eshte nje det ku i mbyturi te mbyte
Injoranti ta nderpret fjalen ta ngec ne fyt
Edhe mendon se llumi i tij ka vler dhe thote mos u zhyt
Jam njeri shum kompleks se edhe jeta eshte ashtu
Por nuk jam i vetmi une qe e shikoj boten keshtu
Ka arsye pse genjeshtra i ka kembet e shkurtra
Se e bazoj mendimin tim gjithmon ne fjal te urta
Edhe gjithmon une flas tamam ashtu sic e ndjej
Bej pyetje mbi pyetje qe pergjigjen une ta gjej
Edhe i madhi Zot e humbi kohen kot me mua
Se kur me krijoi mua D.M.K u krijua
.................................................

Ref: Hitjon
.................................................
Mos u genje nga ato drita qe ti reklamojn
E le te shkoj bota andej ti e di se ku qendron
Eshte shum e thjeshte te ndjekesh hapat qe dikush ty ti tregon
Por e veshtire eshte te qendrosh ne ate qe ti beson
.................................................

Hitjon
.................................................
E kuptoj qe ne jete eshte e veshtire
Ti hapesh rrugen ndergjegjes tende
E le gjithe bota te shkaterrohet
Nese genjeshtren ajo jeton
.................................................

D.M.K
.................................................
Nga deshira per sukses sot genjen i madh e i vogel
Kokerr leku skan ne xhep por kan IPHONE MOBIL
Qe te gjithe hiqen njesoj por nuk jane te barabart
Se ka nga ata qe i mbajne kembet ne mut e koken lart
E qe te kene me shum sukses kta skandalin e krijojn
Qe i gjithe populli te behet kurioz e ti degjojn
Me te shara e te vrara dhe nudo video klip
Po nuk je i degjeneruar sot nuk je V.I.P
A fluturon gomari fluturon fluturon
Se edhe shpifjen me te madhe sot njeriu e beson
Por nuk ka faj e detyron e infekton turma
Edhe njeriu thith ate mesazh qe sjell zhurma
Por jeta nuk ka rruge te shkurter prandaj kthjellohu
Asgje nuk fitohet lehte prandaj mendohu
Dhe mos u genjeh nga ata qe me genjeshtra fitojn
Se vjen nje dite qe Karma ua bene syte tju lotojn
.................................................

Ref:2x Hitjon

DËRGOI: