TEKSTESHQIP

Defrim Deda
Jetoj Momentin
Lyrics

Pjesa I

Kështu më thonë, dhe pse e di,
pa dashuri, pa shoqëri, s'bën dot njeri
por unë të them o miku im,
përpara se të jem njeri, unë jam mendim.

Sa vështirë e kam të jem kritik ndaj vetes
që të kuptoj edhe t'ja di unë vlerën jetës!

Refreni:

Se unë jetoj momentin në kotësi,
se unë jetoj momentin në një cigare.
në kafe unë rri një orë, dy, tri
e s'ma ndjen fare.

Dhe dita që pason njësoj më gjen
dhe jeta që kalon më lë njësoj.
Diçka më shtyn, më thotë ndryshe të jem,
por s'kam çfarë bëj...!?

Pjesa II

Unë jam kudo, siç jam tek ti,
si siluetë, si një imazh, si një vegim,
por unë të them o miku im,
përpara se të jem dëshirë, unë jam qëllim.

Sa vështirë e kam të jem kritik ndaj vetes
që të kuptoj edhe t'ja di unë vlerën jetës!

Refreni:

Se unë jetoj momentin në kotësi,
se unë jetoj momentin në një cigare.
në kafe unë rri një orë, dy, tri
e s'ma ndjen fare.

Dhe dita që pason njësoj më gjen
dhe jeta që kalon më lë njësoj.
Diçka më shtyn, më thotë ndryshe të jem,
por s'kam çfarë bëj...!?