teksteshqip.com
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Biografia



Tags: Dhurata Dora, Dhurata Murturi
  • Rrjetet Sociale:
  • Official Facebook Profile
  • Official Twitter
  • Official Instagram


Zgjidhni me sa yje do votoni
  Mesatarja:  4.9 / Votuan:  1382


Dhurata Dora

Vendlindja: Nurnberg  
Mosha: 24 Vjeç
Ditëlindja: 24 Dhjetor 1992
Shenja e Horoskopit: Bricjapi
Këndon kryesisht: Pop Reggae

Dhurata Dora është një këngëtare dhe autore këngësh shumë e njohur. Dhurata Murturi e njohur per publikun si Dhurata Dora lindi me 24 dhjetor 1992 ne Nurenberg te Gjermanise ku ka jetuar se bashku me familjen , shkollen fillore e ka perfunduar ne qytetit e Furthit. Dhurata Murturi pasi qe ka qenë dhe ka kënduar ne Gjermani atje Nofken e kisht Dorata me shkurtesa Dora.Dhe kjo ishte arsyja që Dhurata tani të gjithë e njohin si Dhurata Dora
Tani Dhurata me shume gjendet ne trevat Shqipatare per shkak te agazhimeve te shume muzikore. Edhe pse ajo është e re në industrinë e muzikës ka arritur që për shumë pak kohë të sjell projekte të cilat I kanë dhuruar suksese të mëdha. Pas lansimit të këngës së saj të parë me videoklip “Vetë kërkove“ e cila u pëlqye nga publiku, Dhurata pastaj vazhdoi edhe me bashkepunimin e parë me këngëtarin Don Arbas i cili posedon një studio muzikore “Arba Sound“ dhe është shumë I njohur me projektet e tij për këngtarë të ndryshëm të estradës Shqiptare.
Dhurata Dora në fakt u bë shumë e suksesshme me këngën “I Like it“. Me mbi 2 milion klikime, një projekt I punuar nga reperi 2Ton dhe me një klip ku Dhurata Dora shfaqet shumë atraktive I solli asaj suksesin më të madhe. Kjo ishte edhe arsyeja që Dhurata nuk u ndal dhe vazhdoi të sillte edhe projekte të tjera të reja. Dhe kush e dinte se hit I madh I verës së vitit 2013 do të jetë pikërisht kënga e Dhurata Dora “Edhe pak“. E ftuar që të jetë pjesë e albumit të DJ Blunt, këta vendosën të krijonin diçka që do të ishte më ndryshe dhe padyshim do ti kënaqte fansat. Kështu ata realizuan këngën dhe klipin e këngës “Edhe pak“, një bashkëpunim mes Dhurata Dora, Dj Blunt, Real 1 dhe Lumi B. Kënga pati shumë sukses dhe u pëlqye tej mase nga publiku. Në funf të muajit Prill 2014 Dhurata Dora solli edhe një projekt tjetër të realizuar nga Max Production. Një bashkëpunim në mes Dhurata Dora dhe këngëtarit Young Zerka ata sollën këngën “Roll“ për të cilën realizuan edhe një klip shumëngjyrësh, artistik dhe atraktiv ku arriten shume sukese i cili cilesohet nga hitet me te medha te kesaj vere, deri me tani kenga ka arritur me shume se 3 milion e gjysem klikime. Me pas Dhurata Dora ka realiziar klipin "Nice and Slow".
Dhe kenga e fundit qe u realizuar per vitin 2014 eshte 'A BOMBI'.
Dhurata Dora vjen me kengen "Ti don" e cila ka patur nje sukses te madh qe ditet e para te hedhjes ne treg duke numeruar mbi 1 milion klikime. Me pas Dhurata vjen me "Shume On", e cila pati nje sukse shum te madh qe kur u publikua. Dhurata publikoi kengen Zoom Zoom me Vig Poppa qe u publikua ne vitin e ri dhe pastaj me nje keng te suksesshme, e cila titullohet "Numrin e ri". Nje bombe ishte edhe kenga qe titullohet "Bongo", ne te cilen bukuroshja eshte ne duet me reperin Kapitall T. Pas kenges qe u pelqye shum nga publiku, ajo solli edhe dy keng tjera qe u pelqyen mjaft mire nga nga keto kenge ishte me bashkepunim me Dj Geek.

» Dërgo Korrigjime »

Punuan Biografinë:  ismeti19  





Kalendari
28/02/2017
Gëzuar Ditelindjen TeksteShqip Uron:
Big Mama
Big Mama
31 vjeç
Morena Dyli
Morena Dyli
27 vjeç
Enver Petrovci
Enver Petrovci
63 vjeç
R.I.P.     Përkujtojmë:
Dr. Flori
Dr. Flori
(1979-2014)
Emmy
Emmy
(1989-2011)

Votimi i Javës
   26 Shkurt - 4 Mars 2017

Cilën Këngëtare Adhuroni?

  Rihanna

  Adele

  Beyonce

  Taylor Swift

  Katy Perry

  Rachel Platten

Voto