Dërgo Një Tekst
  Dërgo Një Poezi
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Dhurata Dora News

  • 25-03-2016
    “Numrin e ri” mban titullin kënga, e cila sapo erdhi e realizuar me videoklip nga videoproduksioni “Max Production”. Producentet jane BigBang Redbox, ndërsa teksti i këngës është shkruar nga Gjiko. Refreni i këngës thotë: Se zemrën ta kom fal Ta kom fal, ta kom fal E ti e more djal More djal, more djal Tekstin e plotë mund ta gjeni duke klikuar linkun e mëposhtëm. “Zoom zoom” ishte kënga e fundit e këngëtares, të cilën e solli në bashkëpunim me reperin Vig Poppa vetëm në versionin audio....

  • 14-03-2016
    Këngëtarja Dhurata Dora shumë shpejt do të publikojë videoklipin e saj më të ri për të cilin ka nisur pregaditje prej disa kohësh. Ajo ka publikuar sot një foto në Instagram ku ka treguar se cilët janë bashkpuntorët e saj për projektin e ri. Në foto Dhurata shfaqet mjaft e bukur dhe e grimuar me kujdes nga make up artisti Arber Bytyqi, e ndërsa styling-u i klipit është punuar nga Joni Peçi. Edhe kësaj radhe Dhurata për muzikën & videoklipin ka bashkpunuar me Max Production Albania....

  • 04-03-2016
    Këngëtarja Dhurata Dora sot përmes llogarisë së saj në Instagram ka paralajmëruar se shumë shpejt do të rikthehet me një projekt të ri muzikor. Ajo gjithashtu ka publikuar një foto ku tregon se si do të duket gjatë klipit të ri. Projekti i saj i fundit ka qenë Shumë On i cili nuk është se u mirëprit edhe aq mirë nga publiku si projektete paraprake Ti Don dhe A bombi. Të shohim se si do i rezultojë kënga e saj më e re....

  • 02-03-2016
    Këngëtarja Dhurata Dora pa dyshim që shënoi një sukses shumë të madh në vitin 2014 me këngën e saj A bombi, e cila mori miliona klikime në youtube. Megjithatë edhe ky projekt ashtu si shumë të tjerë të artistëve shqiptarë pati probleme. Ndaj kjo është edhe arsyeja që njëherë kjo këngë u fshi nga youtube. Një pjesë e videoklipit është e xhiruar në një çerdhe fëmijësh në Durrës ku në prapavijën e videoklipit shfaqet një mur i pikturuar shumë bukur dhe me detaje. Por në fakt ky lokacion i përzgjedhur nga produksioni Max Produc...

  • 12-11-2015
    Këngëtarja Dhurata Dora ka pak kohë që ka publikuar videoklipin e saj më të ri Shumë ON, një këngë ritmike e cila u mirëprit nga publiku. Ndonëse Dhurata aktualisht nuk po punon në diçka të re ajo po e shfrytëzon kohën që të jetë aktive në rrjetet e saj sociale. Së fundmi ajo ka postuar në Instagram një foto ku shihet duke e nxjerrë gjuhën jasht teksa po rregullohej në një dhomë grimi. ...

  • 29-10-2015
    Këngëtarja Dhurata Dora që nga paraqitja e parë në skenë e deri më sot duket që ka ndryshuar kogja. Mesa duket përkushtimi i madh ndaj pamjes ka ndikuar që ajo sot të duket kështu si është tani, raporton Indeksonline. Nëse e mbani mend, Dhurata asokohe dukej shumë më e shëndoshë dhe një stil shumë më ndryshe nga ai sot. 46752 46753...

  • 23-10-2015
    Këngëtarja Dhurata Dora sonte do të lansojë projektin e saj më të ri me titull “Shumë on”. Përmes një postimi në llogarinë e saj këngëtarja ka bërë me dije që sonte rreth orës 19:00 do të publikohet kënga më e re për të gjithë fansat....

  • 23-10-2015
    Këngëtarja Dhurata Dora sapo ka publikuar projektin e saj më të ri Shumë ON. 46619 Kënga është puynuar nga Alandy (MAX Audio) e ndërsa teksti është shkruar nga vetë Dhurata. 46618 Kënga është ritmike dhe është shoqëruar me një videoklip fantastik i cili është punuar nga Max production Al....

  • 19-10-2015
    Këngëtarja e njohur Dhurata Dora siç duket ka vendosur që të largohet pak nga Kosova. Ajo ka postuar një video në Instagram ku shihet se gjendet në aeroplan, mirëpo nuk dihet se cili ka qenë destinacioni i këngëtares. Dhurata këto ditë është në përgatitje e sipër të këngës së saj më të re “Shume ON” e cila do të publikohet së shpejti....

  • 17-10-2015
    Këngëtarja Dhurata Dora po bëhet gati që shumë shpejt të sjellë videoklipin e saj më të ri i cili titullohet Shumë ON. Kënga është punuar nga Alandy, e ndërsa këto ditë finalizohet edhe videoklipi. Këngëtarja kapostuar edhe trailerin e videoklipit të ri. Klipi po pimohet në Shqipëri nga MAX Production....

  • 13-10-2015
    Këngëtarja Dhurata Dora ka publikuar sot në rrjetin e saj social një fotografi bashk me të dashurin, ku edhe i ka dedikuar një mbishkrim atij me rastin e ditëlindjes së tij. “Mirë, tash je një vit me i vjetër dhe nuk ke ndryshuar aspak. Kjo është mrekulli, pasi ti je i përsosur ashtu siç je. Urime Ditëlindja”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj në gjuhën angleze....

  • 01-10-2015
    Gati çdo ditë nga një artist po i bashkohet komunitetit n'trip nga operatori VALA në Kosovë. Drejtori ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa po i mirëpret shumicën prej aristëve tanë në zyrën e tij, duke i pajisur kështu më pas ata edhe me kartelat e reja me numrin VALA. 46130 E kësaj kampanje së fundi i është bashkuar edhe këngëtarja simpatike Dhurata Dora. Aggron mustafa ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit të tij social në Facebook se si Dhurata është...

  • 03-09-2015
    Këngëtarja Dhurata Dora tashmë ka përfunduar sezonin e saj të koncerteve pas një angazhimi mjaft të madh që ajo ka pasur këtë verë. Tash ajo është më e lirë ndaj dhe është më aktve në rrjetet e saj sociale. Sot Dhurata ka postuar një selfie duke iu thënë fansave të saj Mirëmëngjesi. Tani që sezona ka përfunduar Dhurata do të kthehet në Gjermani e më pas në tetor do të fillojë punimet për një këngë të re po prap me producentin e njohur Alandy. 45280...

  • 28-08-2015
    Pothuajse të gjitha çiftet e estradës shqiptare jemi mësuar t’i shohim edhe më herët së bashku. Por ata që tërhoqën vëmendjen në dasmën e Sinanit ishin Dhurat Dora dhe i dashuri i saj Masari, raporton Indeksonline. Ata janë shfaqur për herë të parë si një çift në një aheng të tillë. Derisa Dhurata është shfaqur me një stil tejet të veçantë dhe shumë seksi. 45389...

  • 21-08-2015
    Këngëtarja Dhurata Dora ka performuar së fundmi në prishtinë, në një nga clubet më të njohura të qytetit. Në rrjetin e saj social në Instagram ajo ka postuar një video ku shihet se si është ndezur publiku nga performanca e saj. Kur ajo filloi të këndoi hitin e saj A bombi të gjithë filluan ta ndezin atmosferën. Ndërkohë Dhurata i është futur punës që në muajin shtator të sjellë një projekt të ri muzikor....

  • 13-08-2015
    Edhe këngëtarja Dhurata Dora ka arritur që të jetë nga më të kërkuarat për sezonën e verës. Së fundmi ajo ka mbajtur një koncert tjetër shumë të suksesshëm në Pejë në diskotekën Bahçe Club. E sigurisht që paraqitja në koncerte është shumë e rëndësishme po aq sa është edhe në TV. Së fundmi ajo ka publikuar në rrjetin e saj social në Instagram një foto ku shihet e veshur para një koncerti. Ajo kishte zgjedhur të zezën për atë natë. Na rastis mjaft shpesh që ta shohim Dhuratën të vedhur me këtë ngjyra, apo me ngjyra të tilla më t...

  • 28-07-2015
    Këngëtarja e njohur Dhurata Dora, këtë verë e ka dukshëm më intenzive, kjo falë suksesit të këngëve të saj. Thuajse në të gjitha mbrëmjet, Dhurata shkon e shoqëruar nga i dashuri i saj Masari. Ky i fundit është edhe krahu i djathtë i këngëtares. Në një nga mbrëjet e fundit, Dhurata dhe Masari janë fotografuar bashkë në prapaskenë. Në këtë foto, duket sikur këngëtarja të jetë e pa lumtur....

  • 26-07-2015
    Këngëtarja Dhurata Dora, është duke u ngjitur furishëm në skenën shqiptare. Ajo nuk ka shumë kohë prej që është pjesë e muzikës por ka arritur që bëjë për vete shumë fansa. Edhe këtë verë ajo është duke marrë pjesë nëpër koncerte të ndryshme. Gjatë koncertit të mbajtur në Dhërmi, këngëtarja u prit nga një numër i madh i fansave të cilët kishin ardhur që ta dëgjojnë atë. Dhurata së fundmi ka publikuar edhe këngën e saj më të re “Ti don”, e cila është komentuar si favorite për këtë verë....

  • 19-07-2015
    Këngëtarja e dashur për publikun, Dhurata Dora ka nisur sezonin e verës në shumë mbrëmje nëpër qytete të Kosovës, transmeton Indeksonline. Ajo dje qëndroi në njërin nga klubet e Pejës, ku atmosfera ishte në nivelin më të lartë. Dhurata edhe vet është habitur nga fansat e shumtë të saj të cilët qenë prezent mbrëmjen e kaluar, e që këtë e ka shprehur edhe në rrjetin e saj social në Instagram duke publikuar një foto të asaj nate, transmeton Indeksonline. Ndryshe, Dhurata pati sukses të madh me lansimin e fundit “Ti don”....

  • 17-07-2015
    Të famshmit e mediumeve kosovare e shqiptare, por edhe të asaj botërore kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për uruar festën e Fitër Bajramit. Blerim Destani, aktori i njohur në tërë botën me filmat e tij ku luan me aktorët më të famshëm, ka uruar Bajramin me një foto në Instagram ku ka shkruar: Urime gjithve Fitër Bajrami, si dhe ka treguar se fotoja është bërë në xhaminë e Tetovës e ndërtuar në vitin 1945, transmeton Indeksonline. Urimet e njëjta i pati edhe Ledri Vula, reperi kosovar, i cili në Facebook dhe Instagram uroi që k...

  • 08-07-2015
    Këngëtarja Dhurata Dora ka qenë e ftuar javën e kaluar në emisionin Prive për të folur mbi të rejat e saj për karrierën dhe jetën e saj private. E pyetur nga gazetari se nëse ka plane për bashkpunime ajo u përgjigj se njëherit jo, por që më pas nuk i dihet. Megjithatë ajo përmëndi emrin e Dafina Zeqirirt & Yang Zerkës si alternativë. Kështuqë nuk i dihet. Mbase në të ardhmen mund të kemi një bashkpunim nga kjo treshe....

  • 07-06-2015
    Këngëtarja Dhurata Dora sapo ka lansuar së fundmi videoprojektin e saj më të ri i cili titullohet Ti Don dhe është punuar nga producenti rumun Alandy. E përveq koncerteve që Dhurata po pregaditet ti ketë këtë verë, ajo ka nisur edhe një projekt të vogël me fansat. Shumë fanse të Dhurates i dedikojnë asaj foto me mbishkrime dhe pankarta në rrjetet sociale, ndërsa së fundmi ajo ka kërkuar nga fansat që të gjitha këto postime ti mbledhin në një hashtag që të ketë mundësinë edhe ajo ti shoh. http://www.tekstevideo.com...

  • 05-06-2015
    Këngëtarja e njohur, Dhurata Dora e cila ka bërë boom në skenën shqiptare, ka sjellë projektin e saj më të ri. Ti don titullohet kënga, ku tekstin e saj e ka shkruar vetë këngëtarja, ndërkaq për videoklipin është kujdesur MaxProduction. Si gjithmonë edhe në këtë videoklip Dhurata vjen me një stil krejtësisht ndryshe. Vlen të theksohet se kënga është ritmike dhe tipike për sezonin e verës....

  • 26-05-2015
    Këngëtarja Dhurata Dora tani është shumë e njohur, para disa viteve ajo deputoi për herë të parë në skenë me këngën e parë të kompozuar nga vetë ajo Vetë Kërkove. Gjithashtu Dhurata numëron edhe duete dhe bashkpunime shumë të suksesshme siç janë ai me Yang Zerkën dhe me Dj Blunt & Real 1. Por a e dini se cili ishte bashkpunimi i parë i Dhurata Dorës? Ja u themi ne: Dhurata morri për herë të parë pjesë në Top Fest 8 me këngën Dance Fb e cila erdhi në bashkpunim Liberian Selimin (Librin), vëllain e të parit të Babastars, Getin...

  • 20-05-2015
    Dhurata Dora është bërë shumë e njohur në tregun muzikorë shqiptar. Ajo është e pëlqyer dhe e kërkuar. Kuptojmë se këngëtarja është në përfundim e sipër të projektit të ri, që lansohet së shpejti. Gjithashtu këngëtarja po jeton ditë të bukura edhe në jetën private. Ajo shihet e lumtur përkrah të dashurit të saj, Masarit, me të cilin tani ekspozohet shumë më lirshëm se më parë. Sot, çifti kanë kaluar një ditë vërtet të bukur....

  • 17-05-2015
    Këngëtarja Dhurata Dora siç duket shumë shpejt do të na vijë me një tjetër hit, kjo pasi ajo e ka gati këngën e saj më të re Ti Don e cila pritet që të lansohet shumë shpejt në treg edhe me videoklip. Kënga është realizuar nga MAX Audio e ndërsa tekstin e ka shkruar vetë Dhurata në bashkpunim me Yang Zerken. Videoklipi po punohet nga produksioni nga Shqipëria, MAX Production, të cilët kanë nën menaxhim aktualaisht këngëtaren. Max production kanë publikuar gjithashtu trailerin e videoklipit i cili thonë se do të transmetohe...

  • 05-05-2015
    Këngëtarja Dhurata Dora ka publikuar disa fotografi në rrjetin e saj social në Instagram ku shihet pasioni i saj për një sport të ri. Ajo është parë në një dyqan sporti duke u pajisur me Skateboard dhe një helmetë. Siç duket Dhuratës i pëlqen ky sport, e ndoshta do të kemi mundësinë ta shohim edhe në një nga videoklipet e saj duke ushtruar një sport të tillë....

  • 19-04-2015
    Këngëtarja Dhurata Dora është tashmë shumë e pëlqyer nga publiku, por jo vetëm. Ajo pëlqehet dhe përgëzohet edhe nga kolegët e saj të cilët janë të kënaqur nga puna & suksesi i saj. Por edhe Dhurata është e afeksionuar pas kolegëve. Ajo ka postuar në rrjetin e saj social në Facebook një video të këngës Shko kënduar nga Ermali, Ledri & Lumi B në Top Fest. E kjo tregon se Dhurata është në mbështetje të treshes për sivjet. Urojmë që Dhurata ta ketë dorën më të lehtë, pasi edhe vitin e kaluar mbështeti Aurela gaçen & Yang Zerkë...

  • 14-04-2015
    Sikurse edhe shumë këngëtare të tjera, edhe Dhurata Dora, po mburret me hiret e saj trupore. Dhurata, së fundmi në Instagram, ka postuar një foto ku dukshëm vërehen linjat e trupit, e veçanërisht të pasmet, transmeton Indeksonline. Dhurata, po vazhdon të shijojë suksesin e këngës “A bombi”....

  • 06-04-2015
    A bombi ishte hiti i fundit i këngëtares Dhurata Dora, e si i tillë mblodhi plot 12 milion klikime në kanalin e saj zyrtar në youtube. Por duke qenë se kompania menaxhuese e saj Arkiva Shqip nuk kanë qenë të rregullt dhe nuk kanë lejuar transmetimin e klipit në portale të tjera, vetë youtube e ka parë të arsyeshme heqjen e këtij videoklipi. Por vetë menaxherët kanë treguar se klipi do të rishfaqet shumë shpejt në yotube. Madje ata kanë thënë se Dhurata këtë vitë do të vijë edhe me 2 a bombi të tjera. Nuk është hera e parë q...






teksteshqip.com © 2007 - 2017