>
LETERSISHQIP

Më Të Shpejtës Rini

Po mbushi të tridhjetat me plot nostalgji,
po ja fali zemrën të ëmbles rini.
S'më more vetëm zemrën por edhe mendimet,
atëher ishit më kalimtare, sot thellohen edhe trishtimet,
të dhurova vitet më të mira të jetës sime,
ndersa ti më fale vetëm këto kujtime.
Gjethët e vjeshtës atëher më mbushnin me dashri,
sot më shtojn hallet edhe për fëmij.
Mfale gëzimin e kësaj bote me netë te gjata,
në rrethin e shoqëris ditë ishte Edhe nata.
Përqafo rinin në hapat e parë se sa shpejt ikën kurrë se mendon,
përjeto dashurinë aq thellë sa e beson se me kohën edhe ajo ndryshon.
Edhe qielli me kohë do ndryshoj më beso,
edhe nata do fali me shumë se errësirren që ka,
se thellsia e ndjenjave do ndryshoj,
dhe gezimi e hidhërimi kurrë me sdo jenë njësoj.
E qeshura më kumbonte aq fort, sa sot zhurma qe më së shumti më bezdis,
por do ta duroja me shpirt nëse do mi kthente vitet e rinis.
Qeshju rinis deri e qeshura të kthehet në vaj,
ska gjë që aq me mall se ajo sot në zemer e mbaj.

Më shumë nga Diellza Gashi